FC Dardania – FC Reinach 2:2 (2:2)

Edhe kundër liderit dhe pretendentit kryesor për t’u ngritur një ligë më lartë, Dardania nuk njeh humbje, me pak fat dhe me një refer më korrekt ekipi ynë mund të fitone me lehtësi edhe 3 pikë.
Edhe pse traineri ynë pas çdo ndeshje i detyruar të manipuloj me lojtar, qoftë pas lëndimeve apo kartonave, kualiteti në ekip nuk dallon fare falë integrimit të mirë të lojtarëve të ri të cilët për një kohë të shkurt kuptuan mekanizmat e klubit.
Edhe pse kundërshtari kaloi në epërsi në minutën e 11-të, kur portjeri ynë Fitim Shala pengohet në mënyrë të palejueshme, mirëpo gjyqtari i dobët (në të dy anët) nuk ndali lojen edhe sulmuesi kundërshtar nuk pati vështirë të shënoj në portën e zbrazët.
Vetëm 8 minuta më vonë pas një korneri nga Jeton Abazi, në vendin e duhur gjindet kapiteni ynë Bajram Salihu i cili barazoi për mrekulli, kurse në minutën e 39-të Shqiprim Salihi ndalet vetëm me faull, gjuajtjen e lirë nga 18 metra e ekzekuton Bajrami, topi kthehet nga muri, goditjen e dytë përsëri Bajrami e shëndrron në gol me një goditje mshtërore në kënd. Disa sekonda para përfundimit të pjesës së parë, kundërshtari barazon rezultatin nga pika e bardhë.
Pjesa e dytë filloi si më së miri për ekipin tonë, në minutën e 47-të kundërshtari ndëshkohet me karton të kuq, edhe pse kundërshtari u ngujua në mbrojtje, Dardania krijonte disa gjysëmraste herë pas here duke rrezikur portën por pa sukses, rastin më të mirë në minutën e 93-të pati Bajrami i cili gjujati për mrekulli nga 16 metra mirëpo portjeri kundërshtar nxorri topin nga kandi në mënyrë spektakulare kurse kornerin vijues, pas korsimit nga Jeton më së larti u shkëput Arbin Kurtaj por goditja e ti me kokë fluturoi disa centimetra jashtë portës!