FC Bubendorf – FC Dardania 3:1 (1:1)

Ndeshja e radhës filloi me një minutë heshtje për shokun tonë, anëtarin e klubit Ramizin, pra ishte ndeshje e vështirë dhe emocionale për shumicën e ekipit të cilët kishin lidhje më të afërta me të ndjerin! Në pika të shkurtëra, kundërshtari njihet për lojë agresive kurse ekipi ynë si gjithë bënte lojën, pas një kundërsulmi kundërshtari shënon golin e parë, kurse pak para përfundimit të pjesës së parë, Briland Ramiqi barazon rezultatin. Rastin më të mirë pati Bajram Salihu, goditjen me kokë mbrojti portjeri kundërshtar për mrekulli, pastaj Jeton Abazi ndalohet vetëm me fall ne zonë mirëpo referët nuk e panë qëllimishtë as këtë aksion, kurse golin e dytë për kundërshtarin e lansoi referi anësor Shqiptar i cili një aut në favor tonin fali kundërshtarit të cilët nga ky aksion shënuan edhe gol.
Kur në minutën e 63-të mbrojtësi Avdyl Krasniqi ndëshkohet me karton të kuq „gjoja“ se ishte i fundit, atëherë thuaj se humbën ndeshjen, por edhe me 10 lojëtar ekipi vazhdoi të kërkoj golin e radhës, raste të mira patën edhe Endriti dhe Ermiri mirëpo pa sukses, kurse golin e tretë kundërshtari shënoi në minutën e 93-të.
Ndeshja e radhës luhët të premten ora 20:00 në Lausen kundër AC Rossoner-it e vlefshme për kupë.